Ish- kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet dhe akuzat e tij ndaj qeverisë.
Këtë të shtunë, në postimin e tij në Facebook, ish-Kryeministri shkruan se konfiskimi i pasurive të atij që quhet “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili është ndaluar dhe personi i vetëm që e ka kryer është kreu i ekzekutivit Edi Rama.
Sipas Berishës, kjo vjen nga frika e personave të lidhur me qeverinë, mes tyre edhe ministra, lidhur me publikimin e videove, që për ish-Kryeministrin janë në dorë të të kërkuarit ndërkombëtar për drogë.
Postimi i plotë:
Kryegjykatesi dhe kryeprokurori Rama hoqi konfiskimin e pasurive te Eskobarit per shkak te videos se orgjive te tij!
Te dashur miq, ne serine e vendimeve te tij gjyqesore, Edvin Kristaq Rama, pasi u shpall kryegjykates dhe kryeprokuror i narkoshtetit e tij urdheroi heqjen e sekuestros te vendosur me pare mbi pasurite e droges se Eskobarit te Ballkanit, Klement Balili.
Kete vendim Rama e mori pasi Balili i dorezoi Rames nje kopje te tij dhe ministrave te tij aktual te orgjive dhe erotizmave te shfrenuara te filmuara ne mjediset dhe dhomat e te famshmes Santa Quaranta.
Ky akt vjen ne serine e vendimeve te tij te bllokimit te arrestimit te Tahirit, lirimit te Sotos qe transportonte miliona euro se bashku me Saimir Trafikun ne Elbasan, rikthimin e pasaportes se Tahirit, ekstradimin e financierit te bandes se Habilajve qe kishte shprehur gadishmeri te bashkepunonte me prokurorine si deshmitar i mbrojtur i drejtesise.
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvin Kristaq Rames dhe ju bej thirrje qytetareve te pregatitemi per revolten me te fuqishme qytetare per permbysjen e narkoshtetit ne Shqiperi. sb