AKTUALITET

Kërkohej nga SHBA, kapet fieraku që “bëri namin” me kartat e kreditit

19:03 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka vënë në pranga këtë të hënë një 25 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA.




Në pranga ka rënë Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Sipas policisë, i riu është shpallur në kërkim nga SHBA, i vënë nën akuzë për krime kibernetike.

Më konkretisht, fieraku është pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.