Një aksident tragjik i ndodhur në Velipojë ka shuar një familje. Babai dhe tre fëmijët e tij kanë humbur jetën ndërsa nëna po luftonë me jetën në spital.
Në aksidentin endodhur në aksin Shkodër-Velipojë humbën jetë një fëmijë 8 muajshe dhe dy vajzat 5 dhe 10 vjeç. Ky aksident ka prekur zemrën e moderatorit Ardit Gjebrea i cilii ka dedikuar një status në rrjetet sociale.
“Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër – Velipojë… Ka humbur jetën një baba me djalin 8 mujash dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen. Çfarë dhimbje ndjeva! Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare! Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!” shkruan moderatori i njohur.