KULTURË

FOTO/ Hervin Çuli mungon në premierën e filmit shqiptar, shkak konflikti me gazetarin?!

19:54 - 02.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shfaqur këtë të premte në kinema, premiera e filmit shqiptar “Ndërkombëtarët” me skenar të Ylljet Aliçkës dhe regji të Pluton Vasit.




Por ajo që u vu re, ishte mungesa e Drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i cili për hir të së vërteës ka një rol të rëndësishëm në këtë film, raporton “Gazeta Shqiptare”.

Mungesa e Çulit u vu re edhe nga producentja e filmit Vjollca Dedei.

“Do doja ta thërrisja por nuk e shoh”, u shpreh producentja

Por ishte regjsiori Vasi, njëherësh bashkëshorti i producentes i cili këtë moment zgjodhi ta kalojë duke thënë shkurtimisht: “Po merret me teatër”.

Zyrtarisht nuk dihet ende se përse Çuli ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në këtë film, ku ka edhe rol të rëndësishëm.

Kujtojmë se në film luan si protagonist edhe gazetari Eni Shehu, me të cilin Çuli pati përplajse, duke krijuar kështu dyshimet e para të mungesës së Drejtorit aktual të Teatrit Kombëtar.

28643024_10156428028212044_609763310_o 28641672_10156428028607044_469726947_o 28693983_10156428028782044_1187243272_o 28641065_10156428028852044_2035310169_o 28641028_10156428034512044_1705109696_o 28643083_10156428034702044_422817785_o
<
>

Ndërkohë në premierë nuk mungojnë Alfred Trebicka, Kastriot Çaushi dhe shumë të tjerë pjesë e kastit të aktorëve. Filmi trajton prapaskenat e diplomacisë sipas librit të Ylljet Aliçkës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.