KULTURË

Myftiu Ylli Gurra merr titullin “Qytetar Nderi” i Librazhdit

12:13 - 03.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në shtëpinë e kulturës “Sadi Halili” në Librazhd është zhvilluar ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i këtij qyteti, Myftiut të Tiranës, librazhdasit Ylli Gurri. I cilësuar si një ndër figurat më të spikatura të klerit dhe promovues i harmonisë fetare në Shqipëri dhe jo vetëm Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra është vlerësuar nga këshilli bashkiak i Librazhdit duke i akorduar titullin “Qytetar Nderi”.




Ai më herët ka qenë Myfti i këtij qyteti, ku si djalë i kësaj treve ka gëzuar dhe gëzon respektin e komunitetit Librazhdas.

Kryebashkiaku Kastriot Gurra i dorëzoi Myftiut të Tiranës titullin “Qytetar Nderi” i Librazhdit, duke e vlerësuar maksimalisht atë për rolin si klerik dhe qytetar i denjë i kësaj zone.

Ndërkaq të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të këtij titulli Myftiut të Tiranës ishin të pranishëm drejtuesit e të gjithë religjoneve fetare në Shqipëri si dhe drejtues e ish-drejtues të pushtetit vendor në Librazhd dhe qindra intelektualë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.