KULTURË

Sot ceremonia e shumëpritur e çmimeve “Oscar”

14:23 - 04.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot Hollivudi përgatitet për mbrëmjen më të gjatë teksa do të ndahen çmimet Oscar, nën hijen e skandalit seksual që ka goditur këtë industri muajt e fundit. Yjet më të mëdhenj të Hollivudit do të mblidhen në mbrëmje në teatrin “Dolby” për ceremoninë e 90 të ndarjes së çmimeve më prestigjioze në industrinë e kinematografisë.




Megjithatë, vëmendje të veçantë do t’i kushtohet çështjeve të kohëve të fundit që mesa duket kanë transformuar rrënjësisht botën e filmit.

Komediani Jimmy Kimmel do të jetë për herë të dytë prezantuesi i ceremonisë së rëndësishme. Në tapetin e kuq por në fjalimin e fituesve besohet se një vend të veçantë do të zërë edhe lëvizja “Time’s Up” kundër ngacmimeve seksuale, lëvizje kjo që u themelua më 1 janar 2018.

Sakaq, ndër filmat më të vlerësuar nga kritikët janë  “The Shape of Water” i cili kryeson me 13 nominime për Çmimin Oscar.

Filmi fantastiko-shkencor me buxhet të vogël tregon historinë e një pastruesja që bie në dashuri me një krijesë detare të burgosur.

Në vend të dytë pason filmi “Dunkirk” me tetë kandidatura. Filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” zë vendin e tretë me 7 nominime.

Në kategorinë e aktorit më të mirë në rol protagonist kandidojnë ikonat e kinemasë Denzel Washington,  Daniel Day-Lewis vjen dhe Gary Oldman si dhe dy aktorët e rinj Daniel Kaluuya dhe Timothée Chalam.

Ndërsa, në garën për aktoren më të mirë në rol protagoniste përfshihen legjenda e kinemasë Meryl Streep si dhe Frances McDormand, Sally Hawkins Margot Robbie dhe Sorsa Ronan.

Përgatiti: J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.