![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dy persona kanë rënë pre e një grabitje në Korçë , ku janë dhunuara dhe më pas u është marrë makina.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të qyteti, ku sipas policisë persona ende të paidentifikuar dhunuan dy persona dhe më pas i morën makinën dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.
Dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë kryer grabitjen, të cilët pasi kanë dhunuar dy personat i kanë marrë automjetin dhe dy telefona, të cilët i kanë hedhur pak metra larg vendit të ngjarjes.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punë për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e grabitjes.
Shfaq Komentet (0)