Kryesore

Teatri i ri, Kumbaro: Kemi vullnet politik, por…

21:21 - 07.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se ekziston vullneti politik për ndërtimin e  një teatër të ri, në truallin e teatrit ekzistues.




E ftuar në Ora News, Kumbaro shpjegoi se nga të gjitha studimet ka rezultuar që kostoja e rikonstruksionit të godinës aktuale është e madhe dhe nuk do të kënaqte standardet e kërkuara. Ministrja përmendi disa nga punimet që ka bërë gjatë drejtimit të saj,  “4 vite jemi në 4 kantiere të rinj teatror, ku është në proces e sipër TOB krejtësisht i rikonstrukturuar, po mbyllin Teatrin Trubina, ka mbaruar teatri në Korçë është rikonstruktuar teatri i Shkodrës”.

“Ne kemi vullnet politik të vendosur për të ndërtuar një teatër të ri Kombëtar në të njëjtin truall ku është sot Teatri Kombëtar. Ky është vullneti politik. Për të mbërritur në realizimin e tij ka shumë elementë, qoftë sa i përket ekspertizave qoftë sa i përket gjetjes së formulave të partneriteteve që do të ndërtojnë një operacion financiar për ta bërë të mundur një projekt të mundur, që nëse i referohemi edhe eksperiencave në Ballkan të paktën bëhet fjalë për shifra shumë të mëdhaja që buxheti i shtetit nuk i ka. Mos harroni që në këto 4 vite jemi në 4 kantiere të rinj teatror, ku është në proces e sipër TOB krejtësisht i rikonstrukturuar, po mbyllin Teatrin Trubina, ka mbaruar teatri në Korçë është rikonstruktuar teatri i Shkodrës.

Deri tani po t’i referohemi qoftë studimeve të arkitektëve italianë qoftë përshkrimit të teknologjisë së përdorur të përkohshëm dhe këtu nuk flas as unë dhe as arkitektët shqiptarë, por i referohemi studimit të ndërtimit të asaj ndërtese, po ti referohemi edhe ekspertizave të bëra nga instituti i monumenteve të kulturës, nga prefektura e Tiranës në 2014, nuk kemi asnjë shenjë që të na thotë se kjo është një strukturë e rikuperueshme, do të kushtonte shumë më tepër para dhe nuk do të kënaqte standardet e domosdoshme që duhet të kemi sot. Kemi nevojë për një teatër dinjitoz”-tha Kimbaro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.