Kryesore

Cirku Kombëtar ikën te stadiumi “Dinamo”, ja vendimi i qeverisë

11:30 - 09.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një VKM e së mërkurës kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës, një pronë që pritet t’i jepet Cirkut Kombëtar. VKM ka për qëllim “transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”. Ajo përcakton “Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të njësisë administrative Tiranë, të pasurive nr.8/638, me sipërfaqe 2 400 (dy mijë e katërqind) m2, dhe nr.8/637, me sipërfaqe 23 (njëzet e tre) m2, me vendndodhje në zonën kadastrale nr.8270, indeks harte TR-U-10, sipas formularit dhe hartave treguese bashkëlidhur këtij vendimi, me qëllim ushtrimin e aktivitetit social-kulturor të Cirkut të Tiranës”.




Çka do të thotë se Cirkut i jepen 2423 metra katrorë pranë stadiumit “Dinamo”. “GSH” ka kërkuar nga Ministria e Kulturës të dijë nëse vendimi në fjalë e heq Cirkun Kombëtar nga Qendra për ta dërguar pas stadiumit, por prej dy ditësh nuk ka marrë ende përgjigje.

Ndërkaq, përmbaruesit dhe artistët e Cirkut Kombëtar në Tiranë janë përplasur disa herë. Artistët nuk kanë lejuar zbatimin e urdhrit ekzekutiv, sipas të cilit 409 metra katrore nga hapësira ku është vendosur çadra e cirkut i kalojnë me vendim gjykate një subjekti privat.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve Shqiptarë, Reshat Ibrahimi, doli në mbrojtje të artistëve. Nga ana tjetër, përmbaruesit pretendojnë se prej 2 vitesh po bllokohen në ekzekutimin e urdhrit të Gjykatës së Tiranës, që daton në dhjetor të 2014-ës.

Ministria e Kulturës pati premtuar zgjidhjen përfundimtare të problemit.
Cirku shqiptar është themeluar në 1959-ën dhe në 2011 ka marrë statusin “Cirk Kombëtar”. Çadra e cirkut është vendosur në një hapësirë prej 1200 metrash katrore, pak metra larg sheshit “Skënderbej”. Një e treta e kësaj sipërfaqeje, ose 409 metra katrorë, është njohur nga gjykata pronë private e një biznesmeni.
Cirku shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel. FA.NI.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.