KULTURË

Rama fyen aktorët: Teatri do të shembet!

17:13 - 12.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të ulur përballë kryeministrit Edi Rama ishin emra të mëdhenj, si Robert Ndrenika po ai zgjodhi të fyejë aktorët. Kryeministri tha se këta të sotmit, aktorët nuk kanë reputacionin e atyre që kundërshtonin dikur.




“Do i japim Shqipërisë teatrin e ri e të shumëpritur në zemër të Tiranës. Pozicioni im i vjetër nuk ka ndryshuar. Për fat të keq u desh kaq shumë kohë që të bëhej ajo që duhej bërë shumë kohë më parë me të vetmen mundësi që mund ta bëjmë: përmes Partneritet Publik-Privat. Sot mungojnë ata që bënë debatin e fillimit se janë ndarë nga jeta. Në ndryshim nga ata kanë dalë të tjerë që s’kanë reputacionin e tyre. Godina do shembet!”, deklaroi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155641264716523/

FOTO/ Projekti i Teatrit Kombëtar, kush janë artistët që po takohen me Ramën

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar dhe debati që ka përfshirë Ministrinë e Kulturës me artistët, rikthehet sërish këtë të hënë në qendër të vëmendjes.

Siç u njoftua fillimisht nga “Gazeta Shqiptare”, dhe më pas u konfirmua nga Kryeministri Edi Rama në “Facebook”, këtë të hënë, një grup artistësh janë thirrur nga Ministria për të diskutuar dhe parë nga afër projektin-skicë të Teatrit.

“Gazeta Shqiptare” mëson se artistët që marrin pjesë në takimin që pritet të nisë në Kryeministri janë Laert Vasili, Arben Kumbaro (vëllai i ministres), Spiro Duni, Kiço Londo, Hervin Çuli, Gazmend Paja, Kujtim Çashku, Ilir Butka, Artan Imami, Pirro Milkani, Altin Basha si dhe Robert Ndrenika.

Ajo që bie në sy është fakti se në mesin e të ftuarve, regjisori Altin Basha është i vetmi nga grupi i artistëve që kanë kritikuar publikisht projektin.

Ndërkohë që pjesa tjetër e artistëve, thanë për “Gazetën Shqiptare” ser nuk u ka ardhur ftesë për këtë takim.

Sakaq, në postimin e tij, shefi i qeverisë njoftonte se projekti i ri i Teatrit Kombëtar do të ndërtohet mbi atë të vjetrin. Por ajo çfarë të bën përshtypje është se edhe Teatri i Ri Kombëtar do të bëhet në sajë të një nisme Partneritet Publik-Privat, ose e thënë ndryshe do të jepet me koncension.

“TEATRI I RI KOMBËTAR MBI GËRMADHËN E TË VJETRIT. Sot pasdite, 17.00, në sallën e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog, në Kryeministri, prezantohet Projekt-Propozimi i Teatrit të Ri Kombëtar. Një nisëm frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social. Një projekt i studios së famshme ndërkombëtare, BIG.”, shkruan Rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.