![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Gazetarja Klodjana Lala ka dhënë detaje nga dosja e Prokurorisë së Lezhës mbi zyrtarët e arrestuar për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit. E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në Neës24, gazetarja tha se të gjitha proceduarat e dokumenteve dhe pagesat janë kryer nga punonjësi i bashkisë së Lezhës me detyrë specialist Ardenis Haxhi.
Lala tha se personat e akuzuar, mes të cilëve edhe kreu i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj kanë falsifikuar edhe firmën dhe vulën e ish kreut të Komunës së Shëngjinit.
“Në momentin e aplikimit për tjetërsimin e pronave, pagesat dhe procedurat janë kryer nga Ardenis Haxhi me detyrë specialist në bashkinë e Lezhës, i cili ka kryer veprimet për llogari të përfituesve. Është falsifikuar gjithashtu edhe vula dhe firma e ish kreut të komunës Shëngjin Salvador Kaçaj. Shitblerja është bërë me një shpejtësi shumë të madhe. Kjo tokë është ne sekuestro dhe një nga emrat që rezulton si pronar që e ka blerë është një biznesmen”- tha Lala.