“Do të ua nxijmë jetën krimit dhe kriminelëve” Deklarata e fortë është bërë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë fjakës së tij në forumin qytetar për sigurinë publike në qytetin e Elbasanit.
Në fjalën e tij, Ministri Xhafaj u ndal tek puna e Policisë së Shtetit, duke theksuar se vetëm në muajt e fundit janë goditur 7 grupe kriminale dhe janë arrestuar drejtues dhe anëtarë të këtyre grupeve.
Dhe duke nënvizuar se goditja e policisë do të jetë edhe më e fortë në ditët e ardhshme, Xhafaj paralajmëroi krimin e organizuar se autoritetet “do të ua nxijnë jetën!”
“Kam qenë i pranishëm pak muaj më parë në një takim të këshillit të sigurisë këtu në Elbasan, pjesë e një projekti të rëndësishëm, projekti policimi në komunitet. Ishte pjesëmarrja në këtë takim që u pikënisje për ta zgjeruar më tej këtë koncept dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re të policisë me qytetarët, me komunitetin. Ky forum nuk është një institucion. Është pikënisja për të realizuar këtë filozofi.
Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit. Jo vetëm që i kemi evidentuar por me bashkëpunimin e Prokurorisë kemi goditur një pjesë të rëndësishme të këtyre. Kemi goditur 7 grupe kriminale me persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale. Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit.
Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë. Krijojnë shqetësime për rendin, për sigurinë, për jetën e qytetarëve. Jemi në një betejë pa kompromis”, deklaroi Xhafaj.
Ai Rama kte xhafen duhet ta kishte vendosur qe ne mandatin e pare.
Ky vallaj eshte nder te vetmit qe po punon ne qeveri
Qe kur ka ardh ky ne MB vallaj kane ndryshuar gjerat.
Qe gjerat po ndryshojn nuk do as mend as kalem se po e ndjejm cdo dite vet.
Une jam vet nga Elbasani dhe e shoh ndryshimin qe eshte bere tek siguria.