Ish-Kryeministri Sali Berisha, reagon pas rikthimit në Parlament por dhe në media të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ditën e sotme ai ka publikuar një video në Facebook, ku thumbon Kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin Tahiri.
“Një video e Noriegës dhe superministrit të tij, që mbyllet denjësisht për ta”, shkruan Berisha, në videon që gjeni më poshtë.
Në pamje të shkëputura nga filmat shqiptarë, bëhet një montazh me kokat e Ramës, Tahirit dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Ndërsa më tej jepet deklarata e Tahirit në dalje të Parlamentit, në mbyllje të videos thuhet, “Kush mund të jenë këta bijtë e kur*ës?”
Shfaq Komentet (0)