EKONOMI

Borxhi tatimor, detyrimet e bizneseve 95.5 mld lekë

13:25 - 08.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Tatimeve bën të ditur se gjatë vitit 2017 detyrimet e papaguara nga biznesi arrijnë në 95.5 miliard lekë. Ndërkohë që shqetësues është fakti që pjesa më e madhe e kësaj shume zotërohet nga subjektet pasive. Borxhi tatimor ka pësuar ulje me 51.6 miliardë lekë krahasuar me 2016-ën, por efekt në këtë ulje ka dhënë edhe zbatimi i ligjit të faljes. Borxhi i bizneseve ndaj administratës tatimore gjatë vitit 2017 rezulton të jetë 95.5 miliardë lekë. Të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve tregojnë se pavarësisht se në krahasim me 2016-ën ka pësuar një rënie me 35% ose me rreth 51.6 miliardë lekë, përsëri niveli i tij konsiderohet shqetësues. Sipas raportit vjetor të Drejtorisë së Tatimeve, borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet zë pothuajse gjysmën e borxhit në total dhe kap vlerën 45.5 miliardë lekë. Peshën kryesore të borxhit ndaj Tatimeve e mban TVSH-ja me 36%, e ndjekur nga tatim-fitimi me 28%, e ndjekur nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore me 12% dhe TAP me 2%.




Problem mbetet fakti që subjektet e kaluara me status pasiv zotërojnë më shumë se gjysmën e borxhit tatimor. Niveli i borxhit tatimor tregon vështirësitë me të cilat po hasen bizneset në vendin tonë, duke mos pasur mundësi që të shlyejnë detyrimet ndaj administratës tatimore. Ndërkohë, për të ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura që biznesi i ka administratës tatimore, tashmë është hartuar një strategji ku sipërmarrja mund të bëjë një kontratë marrëveshjeje me Tatimet, për të paguar me këste. Kjo synon të arrijë lehtësimin e bizneseve, si dhe do të përmirësojë edhe të ardhurat nga tatimet në buxhetin e shtetit. Në uljen e borxhit tatimor ka ndikuar gjithashtu edhe zbatimi i ligjit të faljes, duke sjellë faljen e 54.3 miliardë lekëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.