Posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit është grabitur mëngjesin e kësaj të marte nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas të dhënave të para, mësohet se dy persona i kanë marrë postierit çantën, brenda së cilës kishte dokumente të rëndësishme.
Sipas burimeve nga policia e qytetit bregdetar, mësohet se autorët kanë arritur të marrin dokumente që përmbanin informacioni të klasifikuar.
ku kishte brenda dokumente me rëndësi.
Kujtojmë se posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh, ku prokurorive të rretheve i shkojnë me postë dokumente apo informacione nga SHISH, ose transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme.
Informacion paraprak
Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.
Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.