Kronikë

Kosovari u dogj për krim pasioni?! Prova e fortë që u gjend pranë makinës!

14:06 - 08.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja zbulohen nga djegia e kosovarit Xhafer Osmanit, në Derven të Fushë-Krujës. Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare”, se në krah të makinës brenda së cilës ishte 57-vjeçari, është gjendur nga policia një libër i shenjtë.




Libri i shenjtë është gjetur i pa dëmtuar nga zjarri. Policia ka marrë shenjat e gishtave të gjendura mbi të. Po të njëjtat burime saktësojnë se ka dyshime se viktima është detyruar të betohet mbi librin e shenjtë.

Policia ka dyshime se ngjarja është një krim pasioni, konfliktet e së cilës kanë nisur në Kosovë. Në të njëjtën kohë janë verifikuar lëvizjet e Osmanit. Konkretisht, 57-vjeçari ka hyrë dhe në janar në Shqipëri me mjetin e tij.

Në atë kohë shoqërohej dhe me 2 persona te tjerë kosovarë, dhe qëndroi 1 javë në një hotel në Durrës. Edhe këtë radhë, pra me hyrjen e tij më 29 prill në Shqipëri, u regjistrua në të njëjtin hotel. Por që prej asaj dite nuk ka më të dhëna për lëvizjet e Osmanit.

Për këtë arsye, policia ka dyshime se familjarët kanë dijeni për konfliktin e Osmanit. Kjo pasi familjarët njoftuan policinë 1 ditë para zhdukjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.