AKTUALITET

Tjetër tunel për rrugën Tiranë-Elbasan, ja sa do të kushtojë

16:31 - 08.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrëshqitja e një masivi të madh shkëmborë në Rrugën Tiranë-Elbasan ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve, për këtë arsye Autoriteti Rrugor Shqiptar ka arritur të gjejë zgjidhjen teknike të projektit.




Deri më tani janë propozuar dy raporte të ndryshme, që kërkojnë adresimin e situatës gjeologjike të shpatit të malit që ka rrëshqitur e që do t’i paraqiten Këshillit Teknik të Rrugëve

Njëri nga propozimet parashikon ndërtimin e një tjetër tuneli vetëm në një kah të rrugës, i cili mund të kushtojë rreth 6.4 milionë Dollarë. Ndërsa propozimi tjetër, parashikon sheshimin e një pjese të malit duke shmangur kështu shembjet masive.

Sipas “Tv Klan” Autoriteti Rrugor Shqiptar thonë se fondet do të gjenden nga paratë e buxhetit të shtetit e se rikonstruktimi i dëmtimeve do të fillojë menjëherë pas miratimit të raportit.

Ndërhyrjet në Rrugën Tiranë-Elbasan priten të nisin brenda disa muajve. Kujtojmë që Banka Botërore është tërhequr nga financimi i këtij projekti, ndërsa asfaltimi dhe rishtresëzimi i rrugës do të bëhet me fondet e buxhetit të shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.