KULTURË

Arti Venecian i mjeshtrit Guerrino Lovato vjen në Tiranë

13:55 - 12.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, artistit Vladimir Myrtezai Grosha, kuratores Migena Hajdari nga galeria Blu Art Itali dhe Institutit Italian të Kulturës, datë 14 maj 2018, ora 11.00, organizohet një takim me Mjeshtrin Guerrino Lovato.




Guerrino Lovato është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Venecias. Që prej vitit 1983 ai ka studion e tij, ku përveç maskave të famshme veneciane, ideon dhe krijon instrumente dhe makineri për teatrin, operën-kinemanë dhe në këtë drejtim ai ka bashkëpunuar me regjisorë të famshëm si Stanley Kubrick (për filmin “Eyes wide shut” me aktor kryesor Tom Cruise) dhe Paolo Sorrentino.

Disa nga veprat e tij më të njohura janë: Projekti Presepe di Vennezia për Komunën e Parisit në Paris, tema e njohur që evokon lindjen e Krishtit; është autor i librit “Objekte dhe skulptura në kartapestë”. Disa skulptura për Parkun Guliver në Tokio. Ka organizuar kurse për maskat në disa shtete, si: Itali, Gjermani, Francë, Siri, Amerikë, Brazil, Rusi etj. Një ndër skulpturat e tij të njohura është një statujë e Jezusit në stilin e Mikelanxhelos, 6 metër e lartë, kjo me kërkesë të Vatikanit. Përvoja e tij kombëtare dhe ndërkombëtare është mjaft e pasur, e shoqëruar vazhdimisht me një energji tipike.
Për të gjithë të interesuarit aktiviteti do të mbahet tek salla Unesco.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.