Kryesore

Gent Bushpepa shkëlqen, Izraeli fiton Eurosong. Në vend të dytë shqiptarja e Qipros

00:57 - 13.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli- Pas votimit të jurive profesioniste kur dukej se fitorja ishte e Austrisë, ka qenë vota e publikut europian që ka ndryshuar gjithçka. Izraeli e ka fituar Eurosong 2018 sikundër parashikonin disa sondazhe. Një këngë ironizuese për vajzat e trajtuara si kukulla, ka marrë votat e publikut më shumë se të jurive profesioniste europiane. “Faleminderit që pranoni diversitetin mes nesh”, tha këngëtarja izraelite Netta Barzilai menjëherë pas fitores.




Vendi i dytë ishte Qipro me Eleni Fureira. Vendi i 3 Austria, Gjermani me vendin e 4, Italia e 5, Republika Çeke e 6, Suedia e 7, Estonia e 8, Danimarka e 9, Moldavia 10.

Shqipëria doli e 11 me 180 pikë.

Shqipërisë Gjeorgjia i dha 4 pikë, Maqedonia 6 pikë, Austria 7 pikë

Britania 7 pikë, Republika Çeke 6 pikë, Islanda 10 pikë, Belgjika 2 pikë,

Qipro 6 pikë, Bullgaria 7 pikë, Greqia 7 pikë, Hungaria 10 pikë, Mali i Zi 10 pikë, Polonia 7 pikë, Sllovenia 4 pikë, Portugalia 10 pikë.

Shqipëria 12 pikët e saj ia dha Italisë, ndërsa Italia nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë nga juria profesionale.

Vlerësime maksimale për këngëtarin shqiptar mbrëmë nga fansat dhe  organizatorët.  “Ato nota nga Eugent Bushpepa ia dalin të na shpërthejnë. Ai sapo i hoqi çatinë arenës këtu në Lisbonë #ESC2018 #AllAboard”, shkroi në faqen e Facebook Eurovision gjatë interpretimit të Bushpepës.

 

“Ermal Meta & Fabrizio Moro e mbyllën këtë konkursin e kësaj nate me këtë gjenialitet poetik të fuqishëm. Bravo!”, shkroi  ESC2018 për përfaqësuesit e Italisë.

 

Ndërkaq gjatë interpretimit të Ermal Metës mes gjuhëve nga gjithë bota, një frazë nga teksti i këngës u shfaq dhe shqip: “Nuk keni asgjë”.

 

Gjatë pasdites së të shtunës Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në Facebook i ka uruae suksese Shqipërisë në Eurosong. “I urojmë fat këngëtarit ️ Eugent Bushpepa në finale e sotme të Eurovisionit! Ne mezi e presim interpretimin e tij fantastik dhe po bëjmë tifo për të!”, shkroi Ambasada.

INCIDENTI NË FINALE

Gjatë interpretimit të saj, këngëtares Suri nga Mbretëria e bashkuar, një djalë nga publiku është ngjitur në skenë dhe i ka rrëmbyer mikrofonin. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e truprojave në skenë. Edhe pak çaste pasi fansi i mori mikrofonin gjatë performancës ajo ka qëndruar në skenë dhe ka duartrokitur lehtë, më pas ka dalë. Eurovision në fillim tha se kënga do rikëndohej më pas u vendos që jo. Vetë këngëtarja u shpreh se ndihej krenare dhe nuk ka arsye që të rikëndojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.