KULTURË

Anri Sala: Ekspozita si organizëm i gjallë

10:00 - 22.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dekanati i FAB ka organizuar të hënën një takim të Anri Salës me studentët. Gjatë bisedës ai ju është përgjigjur py-etjeve të të rinjve për veprat e tij ndër vite duke u ndalur edhe tek detaje si bateristi, gjuha a imazhi. Artisti i njohur shqiptar që ka ek-spozuar në galeritë më të mëdha ndërkombëtare, foli edhe për ndjesitë e veta. “Ndiej shpeshherë se ka një imazh të fshehtë, që të lë vend për subjektivitet. Tek disa nga veprat bateristi bëhet i tejduk-shëm, kjo për t’i dhënë më shumë vëmendje instrumentit, baterisë…Raportin që kam me gju-hën, që kontrollon shumë mënyrën e komunikimit, rrit sub-jektivitetin e folësit, por redukton subjektivitetin e dëgjuesit apo publikut, të njëjtën gjë e kam edhe me imazhin”, tha Sala. Për të ek-spozita është një organizëm deri diku i gjallë, ndonëse është i regjis-truar.
Për të, përkthimi i punëve në hapësirë, duke qenë se hapësira është shumë e ngulitur në këto punë, është edhe ai moment i përk-thimit, kur ai e kam marrë idenë, se si hapësira është ngulitur. “Është pjesë e funksionit dhe e kohëzg-jatjes dhe pastaj e risheh atë në hapësirë dhe e ripërkthen këtë raport në kohë, në hapësirën e ek-spozitës. Kjo krijon një shtresë të dytë, duke hapur një dritare tjetër, ku në një farë mënyre kontrolli i kalon publikut. Eksperienca e të qenit midis dy ekraneve është shumë ndryshe nga të qenët për-ballë dy ekraneve. Fakti që publiku, secili prej tyre është një farë mënyre dirigjent i vetes dhe eksperiencës së vet në hapësirë është një gjë që më intereson shumë”,-tha artisti.
Për të këta janë skenarë që ai i mendon se si do i donte të ndodhnin- ky takim midis publikut e punëve a ideve, për Salën është edhe një humbje kontrolli, sepse nuk e kontrollon deri në fund atë që do të ndodhë me publikun, edhe sjell vulnerabilitetin pak.




HAPËSIRË DHE TINGULL
I pyetur për hapësirën dhe tingullin që gjenden shumë në punët e tij dhe procesi e kërkimit të film-it, Sala tha se “puna ime, ka një ndryshim nga punët e hershme, që ndihet më shumë historia edhe politika, por që gjithsesi për mua interesi për historinë, për politikën dhe zhvillimet, për mënyrën se si ato janë në marrëdhënie të ndërsjellët midis produkteve kulturore edhe momenteve të proces-eve historike janë gjëra që më in-teresojnë shumë”. Tha se janë gjëra që është e rëndësishme, që t’i thotë në diskutimet me stu-dentët. Zbuloi se punën “Ravel ravel” nuk do ta kishte arritur anëse nuk do të kishte pasur një interes vërtetë mbi raportin e historisë, të luftës së parë botërore, raportin me humbjen e pjesëve të trupit dhe gjithë kompozimet për dorën e majtë. “E gjithë kjo është si një lloj arkitekture, që unë mundohem pastaj t’i ligjëroj, t’i vë edhe t’i heq nga pjesa e fundit, në mënyrë, që punës t’i mbetet vetëm pjesa e vet e koreografisë dhe mikroklima e vet. Nëse publiku arrin që të shikojë këtë vunerabilitet, këtë ekuilibër, që është gjithë kohës duke u kërkuar edhe humbur mi-dis dy duarve të majta, interesohet më shumë. Natyrisht që në procesin tim të krijimit ka shumë për t’u lexuar. Ndërsa, për sa i përket in-teresit të muzikën, më shumë ësh-të si diçka që ka zënë rolin e gju-hës, si mjet përcjellje”. Muzika për të nuk është fjala apo zëri. Ek-spozitën e konsideron si një lloj partiture. Sala tha se e shikon çdo punë dhe raportin midis punëve, si një muzikë dhome. Si një dialog midis disa zërave edhe instrumenteve.
“Një gjë që është e vështirë për ta prezantuar këtu, jo vetëm në Tiranë, është që të gjitha punët janë sterio, por një pjesë shumë e madhe e ekspozimit është mënyra se si përcillet zëri.


Në artin bashkëkohor ne nuk kemi mjete, por përdorim mjete të të tjerëve. Në një ekspozitë nuk je si në film, nuk duhet të kesh një raport simetrik mes imazhit dhe zërit”,-tha Sala.Sipas tij në historinë e muzikës ka ardhur në një moment të cak-tuar roli i dirigjentit. “Unë jam di-rigjenti i ekspozitave të mia, por mundohem që të krijoj ndjesinë, që në fund të fundit është një muzikë dhome, që nuk ka një qendër, por që qendra negociohet edhe që në fund të fundit është individi, vizitori”.
ARTISTI
Sala ka fituar Çmimin Vincent (2014), edicionin e 10-të të Çmimit Benesse (2013), Çmimin Absolut Art (2011), dhe Çmimin e Artistit të Ri në Bienalen e Venecias (2001). Ai ka marrë pjesë në shumë ek-spozita në grup dhe bienale duke përfshirë Bienalen e Berlinit (2006).
Në 2013, Anri Sala përfaqësoi Francën në Bienalen e 55-të të Venecias me ekspozitën personale Ravel Rav-el Unravel.
Anri Sala punon në një mori mediumesh që përfshijnë videon, fotografinë dhe instalacionin, ësh-të arsimuar në Shqipëri dhe Francë, dhe tani jeton dhe punon në Berlin. Në filmat dhe instalacio-net e tij Sala i fton shikuesit të marrin pjesë në botën e tij të vëzh-gimit kulturor dhe shpesh përdor si sfond ngjarje socio-politike dhe përvoja personale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.