Gazetarja e Deutche Welle, Anila Shuka, ka treguar prapaskenat e një interviste me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku tregon se si ministrja i ka vënë kusht që të mos pyetej për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafën, pasi në të kundërt, nuk do të fliste.
Për pasojë, gazetarja nuk ka pranuar, dhe intervista nuk është realizuar, fakt të cilin e ka bërë publik vetë gazetarja e DW.
“Sa e besueshme është reforma e gjyqësorit në Shqipëri, pra Vettingu, po te kemi parasysh rastet tejet të çuditshme te Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit? Këtë pyetje doja t’ia shtroja ministres së drejtësisë, ne nje intervistë që kishim lënë për dje pasdite. Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetëm nëse nuk do ta pyesja për dy personat ne fjalë. Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht” shkruan ajo.
Ah moj Anila, mendon se ministrja ka trurin dhe gojen e saj?! Me mire qe nuk eshte realizuar intervista se do ulej kredibiliteti I DW…
pse cfare mendon se eshte DW,ku ne shtepine e tyre eshte nje rremuje ku se merr vesh i pari te dytin