Një lajm i zi për futbollin shqiptar. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
57-vjecari u dërgua me urgjenvcë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e një gjendje shëndetësore të rënduar, teksa nuk ka mundur të shpëtojë.
Vokrri do të mbetet në histori, jo vetëm për talentin dhe karrierën si futbollist, por si presidenti i parë i FFK-së, që mundësoi anëtarësimin e futbollit kosovar në FIFA dhe UEFA.
Shteti më i ri i Ballkanit, falë punës së tij këmbëngulëse, garon sot në garat ndërkombëtare.
Shfaq Komentet (0)