Horoskopi

Horoskopi i datës 13 Qershor 2018

00:00 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Plutoni jo shumë miqësor do t’ju kujtojë se duhet të ndërtoni marrëdhënie të karakterizuara nga ekuilibri i duhur midis rastësisë dhe vetëkontrollit. Vazhdoni të hani në mënyrë të shëndetshme, duke zgjedhur me saktësi ushqime të cilësisë së mirë.

Hëna rrit optimizmin dhe aftësinë komunikuese. Vërtet do të jeni pak egocentrikë, por edhe të shkëlqyer dhe interesant si kurrë më parë. E dini fatin tuaj, por do të arrini edhe të përfitoni nga rasti për të mësuar nga persona vërtet të veçantë.

Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift, duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

Me planetin e dashurisë që ju mbron, do të kërkoni mundësi dialogu dhe bashkëpunimi me personin e zemrës. Lidhja do të rezultojë më e forcuar. Me Venusin që vazhdon t’ju mbrojë, nuk duhet të sforcoheni shumë për të qëndruar në formë.

Mirëkuptimi i personave që ju qëndrojnë në krah do ta ketë të vështirë të çajë nervozizmin tuaj. Do të jetë e vështirë të ruash qetësinë ndaj atyre që vazhdojnë të bëjnë po të njëjta propozime shumë e shumë herë.

Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Me Venusin mike që ju vëzhgon, mund të hapni një kapitull të ri në lidhjet tuaja dashurore.

Ndonjë zënkë më shumë dhe klima dashurore do të ndikohet ndjeshëm. Do të jetë më mirë t’i kontrolloni reagimet gjaknxehta. Një mik, vetëm për të mohuar mbështetjen e premtuar, do të përpiqet t’ju fusë dyshime për zgjedhjen e bërë.

Venusi, Marsi dhe Neptuni bashkëveprojnë me Hënën në favorin e juaj. Do të njihni persona të cilët mund t’ua vërtetojnë menjëherë vlerën dhe sinqeritetin. Po kaloni një periudhë ndryshimesh në çdo fushë. Të papriturat do t’ju bëjnë përsëri vizitë.

Do të kaloni disa zënka dhe do t’ia dilni të tejkaloni të gjitha pengesat që ju ndalojnë të merreni vesh me partnerin e dashur. Mos i lini pas dore çështjet private për të dëgjuar dhe për të ndihmuar një person që ju kërkon ndihmë.

Me Neptunin që ju mbron, mund të mbështeteni tek miqësi dhe kontakte konstruktive. Jini të sigurt, jeta e juaj është duke evoluar në drejtime më interesante. Me Marsin armiqësor, kini kujdes nga gabimet në vlerësimin e sjelljeve për të mos gabuar.

Do t’ju duhet të përballeni me ndonjë të papritur dhe nuk do të keni atë elasticitet që do të ishte i nevojshëm për t’u përballur me risi dhe për të riorganizuar programin. Kjo mënyrë e vazhdueshme për të pyetur të tjerët ndoshta fsheh paaftësinë për pranuar atë çka është e ndryshme nga ju.

Në ndikimin e Uranit dhe Venusit nëse jeni beqarë perspektiva interesante risish në sektorin e dashurisë. Do të rrethoheni nga njerëz me të cilët ndiheni mirë dhe do të mënjanoni ata që duan t’ju detyrojnë zgjedhjet dhe mendimet e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.