Aktorja Marjana Kondi ka qenë dje e pranishme së bashku me artistët në dëgjesën për Teatrin Kombëtar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ndaj kësaj fundit, Kondi është shprehur me mllef, ndërsa e quan ministre të (pa) kulturës.
Kondi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar përplasjen me ministren e Kulturës, ndërsa ka mohuar zërat se ka pasur konflikt fizik me Kumbaron.
“Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për “zonjën” që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën”, – shkruan ndër të tjera Kondi.
POSTIMI I PLOTË
Njëherësh me urimin për Festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë do doja të bëja dhe një sqarim publik për një lajm në portalin Ballkanëeb lidhur me Ministren e (pa) Kulturës.
Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për “zonjën” që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.
Njëherësh dua të bëj me dije se nuk ka pasur dhe nuk e çoj ndërmënd
një konflikt fizik me të dhe askënd tjetër (levat e saj)…