Disa simptoma që lidhen me një sulm të mundshëm në tru nuk duhet t’i nënvlerësoni.
Gjithçka ju e ndjeni nga fytyra, dora dhe të folurit. Goditja në tru ndodh pasi ndërpritet furnizimi me gjak.
Shenja e parë që ndjehet është shtrëngimi i fortë i fytyrës. Nëse personi preket nga goditja e trurit, në njërën anë të fytyrës ndihet i bllokuar, as nuk mund të buzëqeshë.
Po ashtu, mpirja e duarve është tjetër tregus se keni problem të rëndë. Nuk do t’i ngrini dot duart lart nëse jeni duke pësuar goditje në tru.
Tjetër pengesë që ndjeni është bllokimi i të folurit. E keni të pamundur nëse keni pësuar goditje në tru.
Nëse dikush ka këto simptoma, njeriu që është pranë duhet të njoftojë me shpejtësi urgjencën.
Koha kur ndërhyhet është mjaft e rëndësishme për të shpëtuar jetën apo për të minimizuar pasojat.