Kryesore

VIDEO/ Shqiptarët mundin Serbinë edhe në Botëror, festojnë me shqiponjën

21:55 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptarët mundin sërish Serbinë, këtë radhë në Kupën e Botës.




Bëhet fjalë për shqiptarët e Zvicrës, të cilët pasi ndalën Brazilin pak ditë më parë, kanë mundur me rezultatin 1-2 Serbinë.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, ku protagonistë janë bërë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët kanë përmbysur golin e serbit Mitroviç.

Fillimisht ka qenë mesfushori i cili ka shënuar një super gol në minutën e 52’të duke barazuar rezultatin. Dhe sikur të mos mjaftonte goli, Xhaka ka festuar me simbolin e shqiponjës, duke përcjellë kështu një tjetër mesazh nga futbollisti me origjinë kosovare.

Ndërsa kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Xherdan Shaqiri i ka dhënë epërsinë kombëtares helvete, duke vulosur kështu përfundimisht një “fitore shqiptarësh”.

Festa e dy shqiptarëve ishte tipike shqiptare, me simbolin e shqiponjës.

Me këtë fitore Zvicra ngjitet në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Brazili, duke parakaluar kështu Serbinë me 3 pikë. Ndërsa vendin e fundit në grup e mban Kosta Rika me 0 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.