Dy lojtarë me origjinë shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, Granti Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shënuan dy gola kundër Serbisë, ku përveç se i dhanë fitore skuadrës së tyre më emocionuese ishte festimi i golave me simbolin e shqiponjës të flamurit shqiptar.
Pas gjestit patriotik të tyre ka ardhur dhe reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai shprehet se, gjatë ndeshjes kombëtarja serbe nuk fyeu askënd, por luajti duke dhënë maksimumin. Vuçiç thekson se kombi i tij është i bashkuar në trishtim dhe në vështirësi.
Presidenti serb, tha se dhe nëse skuadra e tyre humbet, përsëri vendi populli i tij do ta mbështes atë.
“Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk urrejmë askënd. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, ka thënë presidenti Vuçiç.