EKONOMI

Shtohen kategoritë e profesioneve të lira, Tatimet: Deklaroni listëpagesat

14:55 - 28.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu ka lënë afat nga data 1 deri në 20 korrik të gjithë personave që ushtrojnë profesione të lira për të dorëzuar elektronikisht listë-pagesat. Përmes një njoftimi, Tatimet bëjnë të ditur për të gjithë tatimpaguesit, se duke filluar nga data 1 korrik 2018, listëpagesat që do të gjenerohen nga si-stemi për periudhën tatimore qershor 2018 dhe që do të dorëzohen elektronikisht nga data 1 deri më 20 korrik 2018, do të reflektojnë kodet e rishikuara të profesioneve sipas Listës Kombëtare të Profesioneve të miratuara me VKM nr. 514 nr. 514, datë 20.09.2017 dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 169, datë 22 shtator 2017. Këto ndryshime kanë të bëjnë kryesisht me shtimin e disa kategorive të reja të profesioneve, ndryshime në kategoritë ekzistuese, si dhe pavlefshmërinë e disa kategorive të Listës Kombëtare të Profesioneve të përdorura deri para hyrjes në fuqi të vendimit të mësipërm.




Lista e re
Implementimi i ndryshimeve të mësipërme në listëpagesë do të mundësojë në pjesën më të madhe të tyre përditësimin automatik. Në këto raste, tatimpaguesi do të dorëzojë listëpagesën e tij pa qenë e nevojshme të përditësojë kategorinë e profesioneve edhe nëse ajo ka ndryshuar. Tatimpaguesit, të cilët kanë të paktën një punonjës, për të cilin sistemi identifikon se “Emri i Kategorisë së Profesioneve” nuk është më i vlefshëm sipas listës së re, nuk do të mund të dorëzojnë listëpagesën pa ndryshuar/përditësuar këtë kategori. Sistemi automatikisht do të shfaqë një mesazh paralajmërues, përmes të cilit tatimpaguesit do të informohen rreth detajeve të punonjësit, për të cilin do të duhet të bëhet përditësimi manual. Më pas tatimpaguesi duhet të klikojë në fushën e kategorisë dhe të përzgjedhë profesionin apo funksionin që i përshtatet sipas rastit konkret. DPT u bën thirrje subjekteve të verifikojnë dhe të përditësojnë ndryshimet e mësipërme në listëpagesa, duke filluar që nga data 1 korrik 2018, për të bërë të mundur deklarimin e tyre brenda afatit për të shmangur çdo penalitet për dorëzim të vonuar.

Profesionet

Forcat e Armatosura
Menaxherë.
Specialistë me arsim të lartë (profesionistë).
Teknikë dhe specialistë në zbatim.
Nëpunësit.
Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve.
Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit.
Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to
Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve.
Punëtorë (Profesione elementare).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.