EKONOMI

Investim 113 mln euro për turizmin

11:00 - 30.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria do të investojë 113.3 milionë euro në një projekt që synon të zhvillojë edhe turizmin që nuk lidhet me bregdetin. Nga ky program pritet të përfitojnë në infrastrukturë të lidhur me turizmin qarqet e përcaktuara të Beratit, Korçës, Fierit dhe Shkodrës; ndërsa investimet në fushën e transportit do të bëhen në të gjithë vendin. Për financimin, do të përdoret një grant prej 40 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, ndërsa BERZH njofton se po shqyrton një kredi prej 60 milionë eurosh, e ndarë në dy lote.




Synimi i programit është të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit të turizmit në vend, duke u fuqizuar në zhvillimin e infrastrukturës, të pikave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe përmes mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme (SME).

SME-të dhe mikrobizneset aktive në zinxhirin e turizmit do të mund të përfitojnë edhe nga financime nga bankat e nivelit të dytë në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.