AKTUALITET

Debati për Teatrin, Krasta: T’i thonë kryeministrit se është mençuri që të tërhiqet

21:55 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i njohur Adi Krasta ka marrë pjesë në protestën e aktorëve që janë kundër shembjes së godinës së Teatrit, ku ka shprehur qëndrimin e tij kundër ligjit që po miratohet nga Kuvendi.




Krasta në fjalën e tij tha se nëse marrëzia e kryeministri shkon deri në fund, mund të jetë fillimi i një fundit të madh.

Deklarata e Adi Krastës

Unë kuptoj që është e pasinqertën drama për të shpëtuar Teatrin nga qeveritarët. Minimalisht është e pasinqertë. Të thuash që kjo ndërtesë duhet të shembur duhet të jesh i pa shkolluar. Mjafton të lexosh Plasarin, të lexosh shkrimin e arkitektit Raça. Shumë njerëz si ju si ne që qëndrojmë këtu. Çfarë kërkojmë ne, në kërkojmë që të mos prishet se është i jashtëzakonshëm. Po të bie ky dhe të ndërtohen disa kulla. Po të prishet Muzeu apo galeria, nëse kjo bëhet se u janë premtuar firmave ndërtuese, Kjo do të thotë se Tiranë nuk e njohim dot më siç ka qenë. Kjo bëhet që Tirana të jetë një qytet, që vetëm të hash bukë, të flesh gjumë dhe mos të bësh asgjë. Sot kjo lëvizje kjo është  e jashtëzakonshme, unë dyshoj shumë se ky është fillimi i rënies së madhe nëse kjo marrëzi shikon deri në fund. Nuk injorancë të pandëshkueshme.  Ca këshilltar të mençur do duhet t’i thonë kryeministri se është mençuri që të tërhiqesh.

Obsesioni për të shkatërruar ato që janë të rëndësishëm në këtë qytet, kjo tregon nivel të ulët intelektual, tregon se nuk kupton realitetin.  Jo rroftë teatri, por ky kompletë qëndrojë kështu i paprekur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.