EKONOMI

TVSH-së te biznesi i vogël: 10 korriku afati i fundit për të deklaruar e paguar

13:40 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Data 10 korrik është afati final kur rreth 10 mijë biznes, që kanë hyrë në skemën e TVSH-së pas uljes së pragut nga 5 në 2 milionë lekë, do të duhet të deklarojnë dhe paguajnë për herë të parë tatimin mbi vlerën e shtuar. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se data 10 korrik 2018 është afati i deklarimit të librave të shitjes dhe blerjes për tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, të përfshirë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 prill 2018. Tatimpaguesit, duhet të mbajnë në konsideratë se të dhënat e blerjeve dhe shitjeve regjistrohen në librat e shitjes dhe blerjes në baza mujore.




Dorëzimi i librave kryhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik që ka vetë subjekti, në rubrikën “Librat e Shitjes dhe Blerjes”. Brenda datës 10 korrik duhet të deklarohen librat e shitjes dhe blerjes për periudhat tatimore prill, maj dhe qershor. Në Librin e Shitjes, tatimpaguesi, duhet të regjistrojë në mënyrë kronologjike çdo faturë tatimore shitjeje të lëshuar prej jush, si dhe përmbledhjen e qarkullimit ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër të vetme mujore. Po kështu, në Librin e Blerjes, tatimpaguesi regjistron çdo faturë blerje malli me dhe pa TVSH, sipas kolonave përkatëse. Totalet e të dhënave, të regjistruara në librat e shitjes dhe blerjes, plotësohen në rubrikat përkatëse të Deklaratës mujore të TVSH-së, e cila është e thjeshtuar. Ajo dorëzohet po në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing. Deklaratat e muajve prill, maj dhe qershor duhet të dorëzohen brenda datës 16 korrik 2018.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.