AKTUALITET

“Intervista e Ditës”/ Aktori Ledjon Zoi: Duam një Teatër të ri! Politika të rrijë larg!

20:14 - 04.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për aktorin e njohur Ledjon Zoi, në interes të artistëve është ndërtimi i një Teatri të ri.




I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, aktori Zoi thotë se është për ndërtimin e një teatri të ri, por që të bëhet në bazë të dëgjesave me artistët.

Ai thotë se është kundër çdo politizimi të kësaj çështje nga të gjitha forcat politike, duke e vënë theksin se ajo që duan artistët është një ambient dinjitoz.

Sipas aktorit fierak, akuzat që bëhen për tjetërsimin e pronës publike, duhet t’i përkasin debatit me ekspertët dhe urbanistët dhe jo artistët.

Për Ledjon Zoin, ka ardhur më në fund, pas kaq vitesh që aktorët të kenë një Teatër ashtu siç e meritojnë, ndaj ai u bën thirrje të gjithë artistëve dhe miqve të tij që të qëndrojnë larg politikës në këtë çështje.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ti mund te kerkosh nje teater te ri por nuk ke asnje te drejte te kerkosh prishjen e teatrit te vjeter sepse ai eshte nje monument kulture.Askush nuk thote te mos ndertohet nje teater I ri .

    Përgjigju ↓