AKTUALITET

Tragjedia në Elbasan, fqinjët: Jemi të shokuar

10:14 - 04.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fqinjët e çiftit nga fshati Gjergjan i Elbasanit, të cilët u gjetën të asfiksuar në banesë nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërkohë që ngjarja dyshohet si vetëvrasje, shprehen se janë të shokuar nga kjo ngjarje.




Ne e njohim për njerëz të mirë atë. Ka qenë i respektuar. Se nga i erdhi një zot e di. U habitëm kur dëgjuam se ka ardhur policia. Nuk dimë gjë tjetër”, tha një nga fqinjët e çiftit.

I kemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë, si i ndjeri ashtu edhe e shoqja. Kemi respekt. I përcjellim sot me dhimbje. Nuk dyshojmë për asgjë të keqe. Bashkëshortja ka qenë e sëmurë, ka nja dy vite, kurse ky vetë i shërbente. Madje kohët e fundit mori edhe dikë që iu shërbente në shtëpi”, ka thënë një banor i fshatit.

Viktimat, 65-vjeçari Shyqyri Liçi dhe 61-vjeçarja Sabrije Liçi ishin vetëm në banesë, në momentin e tragjedisë. Sipas policisë, dyshohet se kryefamiljari ka hapur bombolën e gazit, e më pas i ka vendosur flakën. Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake. Bashkëshortët dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia.

Foto-Video/ Gjenden të vdekur në banesë një çift bashkëshortësh

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë, duke u futur nga dritarja, por ka qenë tepër vonë për dy të moshuarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.