Rusi 2018

Nesër në “Nizhni Novgorod”, ora 16:00. Uruguai pa Kavanin kundër Francës “full optional”

08:33 - 05.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rusi 2018″ futet në fazën e nxehtë, Uruguai-Francë hap serinë e takimeve çerekfinale, një supersfidë, e cila premton spektakël. Uruguaianët bëjnë presion me një skuadër të mbushur me krenari, një ekip që luan futboll burrëror, por sigurisht nuk i mungojnë as talentet. Skuadra e Oskar Tabarezit vjen në këtë çerekfinale me një statistikë shumë domethënëse përballë “gjelave” francezë, në tri përballje direkte nuk kanë humbur asnjë, 1 fitore, dy barazime. Përballja e tyre fundit daton më 2013-ën, një miqësore e vendosur nga goli i Luis Suarez.




Pas fitores spektakolare kundër Argjentinës, skuadra e Dide Deshamps vjen e karikuar në maksimum. Të udhëhequr nga një superkilian Mbape, francezët besojnë shumë se ky është Botërori i duhur për të fituar kupën e artë. Gjelat nuk kanë humbur asnjë nga 9 ndeshjet e fundit në Botëror, 5 fitore, 4 barazime dhe për më tepër e kanë mbajtur portën e paprekur në 7 ndeshje. Në ndeshjet e fundit me eliminim direk, francezët kanë fituar 6 dhe kanë humbur 1, të gjitha këto takime janë mbyllur brenda 90 minutave. Uruguai ka pësuar vetëm një gol në këtë Botëror, atë nga Pepe përballë Portugalisë, ndërsa kanë shënuar 7 gola. Pavarësisht se në letër Franca është një skuadër shumë ofensive, në 4 ndeshjet e këtij Botërori ka shënuar 7 gola, po aq sa Uruguai, ndërsa ka pësuar 4 gola. Kjo do të jetë një sfidë brenda miqsh, Antuan Grizman kundër Diego Godin, dy miqsh shumë të mirë, shokë skuadre tek Atletiko Madrid, por që këtë të premte do të jenë përballë njëri-tjetrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.