OPINION

Ra! Ndërtesa e teatrit ra!

11:29 - 06.07.18 Artan Fuga
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ra! Ndërtesa e teatrit ra ! Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra! Statusi i aktorëve dhe i gjeneratës aktoriale madhire që kishte zënë rënjë në mendjet e shqiptarëve ra!




Kuvendi ra!  Prona publike ra!  Komunikimi midis artistëve, ministrisë të kulturës dhe pushtetit ra!
Politika si veprimtari e qytetarëve ra! Trashëgimia kulturore e vendit ra!  Endërra europiane ra!

Tërmeti ra! Ekonomia ra! Gjykata e larte dhe gjykata kushtetuese ra!  Sistemi i zgjedhjeve ra! Imazhi i vendit ra! Libri ra! Gjithçka ka rënë si në një qytet ky tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar ! Nevoja për mendim intelektual dhe veprim qytetar të mënçur, të pastër, është më e fortë se kurrë!

Jemi si në 1997 kur shteti ra!
Jemi si në 1966 kur besimi ra!
Jemi si në 1956 kur idealet e majta ranë!
Jemi si në 1946 kur republika ra!
Jemi si në 1943 kur uniteti i kombit ra!
Si në 1935!
Si në 1924!
Si në 1917!
Si në 1914!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.