Rusi 2018

Gazetarja tregon takimin me Neymar: Ishte arrogant, ja çfarë më bëri

09:07 - 07.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Neymar mbrëmë u kthye në shtëpi, pas humbjes përballë Belgjikës. E për të komentuar këtë ndeshje, ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena” në Top Channel, Xhesika Trola.




Gazetarja e Digitalb ka pasur edhe një mini takim me lojtarin disa vite më parë, teksa ka publikuar në rrjetet sociale edhe një foto me Neymarin. Ajo ka treguar se me yllin brazilian ishte takuar rastësisht, teksa ndodhej me pushime në Ibiza dhe si çdo vajzë i kishte kërkuar që të bënin një foto. Mirëpo, Trola thekson se reagimi i tij nuk i pëlqeu aspak, ndërsa as nuk denjoi për t’u çuar në këmbë për foton.

“E kam takuar Neymarin para disa vitesh në Ibiza. Kërkova të bëja një foto me të, por ishte arrogant qysh atëherë dhe as denjoi të çohej në këmbë, por qëndroi në karrige ulur. Asokohe kishte edhe një të dashur shumë xheloze që nuk linte të bënte asgjë”, – ka treguar Xhesika Trola.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.