Qeveria shqiptare duket se po ndjek kërkesat e liderit të opozitës, sa i përket dhënies së librave falas…
Por jo duke i përmbushur plotësisht. Rreth një vit më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha do të kërkonte që qeveria të jepte librat falas për nxënësit, për arsimin e detyrueshëm në vend.
Të mërkurën Qeveria miratoi vendimin për shpërndarjen e librave falas për fëmijët deri në klasën e katërt. Një ditë më pas Ministria e Arsimit ka shpjeguar se si do të funksionojë procedura.
Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini tha se 125 mijë fëmijë përfitojnë librat falas. Po ashtu ajo theksoi se tekstet falas duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor.
Një sistem ky i ndjekur nga Kosova, e cila që prej pavarësisë i jep falas librat për arsimin e detyruar. E njëjta praktikë, e librave falas, ndiqet dhe në Maqedoni e Serbi.