Rusi 2018

Eliminimi i Anglisë, deputeti i PD ironizon: Tersi ishte… kllouni me atlete në Londër

08:27 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kroacia është finalistja e dytë e Botërorit 2018, teksa mundi dje Anglinë, në një ndeshje që dhuroi spektakël.




Për të ndjekur këtë përballje të gjysmëfinales ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Numri një i Qeverisë publikoi një foto në Facebook me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović.

Kjo ka mjaftuar për t’u kthyer në ironi nga deputeti demokrat Edi Paloka. Teksa publikon foton e Ramës me presidenten kroate, Paloka shprehet se tersi i eliminimit të Anglisë ishte kryeministri me atletet e bardha në Londër.

“Bravo Kroacia. Tre ndeshje nga 120 minuta dhe fituan.

Ta dijnë anglezet se kush ishte tersi… kllouni me atlete në Londër dhe kupa e ndryshoi rrugën, nuk shkoi në shtëpi

P.S

U vendos dhe finalja…fiton Franca”, shkruan Paloka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.