Rusi 2018

Infantino: Faleminderit Putin, faleminderit Rusi!

18:08 - 13.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Gianni Infantino, ka falënderuar popullin rus dhe Qeverinë e këtij vendi për organizimin e “Kampionatit më të mirë ndonjëherë për Kupën e Botës”.




Infantino ka thënë para gazetarëve në Moskë se infrastruktura dhe mikpritja ruse kanë kontribuuar në suksesin e turneut.
“Ka vite që them se ky do të jetë Botërori më i mirë. Sot mund ta them atë me siguri, sepse unë e kam përjetuar ashtu sikur edhe ju. Është Kampionati më i mirë i futbollit për Kupën e Botës” , ka thënë Infantioni, dy ditë para ndeshjes finale mes Francës dhe Kroacisë.

Infantino i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin gjatë një takimi në Kremlin javën e kaluar se “e gjitha bota kanë rënë në dashuri me Rusinë”, gjatë katër javëve të fundit, duke falënderuar edhe një herë presidentin rus për organizimin e turneut.

Më shumë se 1 milion tifozë të huaj kanë vizituar Rusinë gjatë këtij Kampionati, sipas shifrave të FIFA-s, derisa Infantino ka thënë se të tjerët kanë ndryshuar perceptimin për këtë shtet.

“Mendoj se Kupa e Botës ka ndryshuar pikëpamjet e botës ndaj Rusisë”, është shprehur ai. Ndeshja finale në mes të Kroacisë dhe Francës zhvillohet të dielën në Stadiumin Luzhniki në Moskë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.