Franca, kampionia e re e botës, i paskërka futbollistës e saj afrikanë. Nuk qenka kombëtare e vërtetë. Hajde mentalitet, hajde! Franca nuk i ka gjet gati futbollistët afrikanë. Ata janë afrikanë të lindur, të rritur, të formuar, të edukuar, të bërë futbollistë në Francë. Patë ndonjërin me flamurin e vendit të origjinës??? Jo. Të gjithë me flamurin e Francës. Pse??? Po sepse flamuri i Francës është flamuri i tyre. Pse??? Sepse Franca është vendi i tyre. Franca është prova absolute e shanseve të barabarta. Edhe në sport. Afrikanët shkëlqejnë jo vetëm sepse kanë fizik, por edhe sepse e shohin sportin si një mundësi shumë të mirë integrimi. Flas gjithmonë për ata që duan të integrohen. Sporti në përgjithësi, futbolli në veçanti, bashkojnë njerëzit.
Unë e di që për këtë temë ka pro dhe kundër. Por unë nuk kam ndërmend të debatoj. Mendimin tim e keni më lart. Ky është mendimi im. Në fund të fundit, mendoj se njeriun nuk e bën vendi nga ka origjinën, por formimi dhe edukata që ka marrë. Dhe mbi të gjitha, aftësia e tij për t’iu përshtatur realitetit. Dhe në rastin konkret, një realiteti të shkëlqyer.