KULTURË

Artistët italianë vijnë të protestojnë për teatrot kombëtarë

14:19 - 25.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistët e rinj kazertanë të “Compagnia della Città & Fabbrica Wojtyla”, tashmë të paraqitur me shumë sukses në 2016 me veprën “Prova aktori” në Teatrin Kombëtar Eksperimental, “vëllai i vogël” i Teatrit Kombëtar të kryeqytetit shqiptar, janë të parët artistë ndërkombëtarë që vijnë në mbështetje të nismës intelektuale në mbrojtje të historisë kulturore të Shqipërisë.




Teatri Kombëtar, i vendosur në një ndërtesë historike të ndërtuar nga italianët në vitet ‘30, dëshmitar në dekadat e fundit i rilindjes kulturore të kombit, për një kohë të gjatë i shtypur nga diktatura, rrezikon të shembet për t’i hapur vendin projektit të një poli multifunksional me hotele, qendra tregtare dhe shërbime prej mbi 9 mijë metrash katrorë, duke përfshirë “edhe” një teatër të ri, ndërtimi i të cilit ka tërhequr vëmendjen negative të shtypit dhe institucioneve, kombëtare e ndërkombëtare.

Artistët italianë të “Compagnia della Città & Fabbrica Wojtyla” janë bashkuar kështu me ata shqiptarë për një reflektim mbi rrezikun e zhdukjes së historisë dhe kujtesës, në një kryeqytet që ka prirjen të mos ruajë më asnjë dëshmi të rrugëtimit të tij kulturor. Thirrjes së zjarrtë të atyre që përpiqen të bindin Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që ka vetëm një javë kohë për hedhur poshtë ligjin, artistët e “Fabbrica Wojtyla” i përgjigjen me një ndërhyrje me tinguj e fjalë më 24 korrik, para Teatrit Kombëtar në Tiranë, të nxjerra nga “Monodialogjet” e autorit dhe regjisorit italo-shqiptar, Patrizio Ranieri Ciu, që historikisht ka dhënë ndihmesë për procesin e rilindjes së identitetit intelektual shqiptar.

Po aq aktorë vendës, njëkohësisht, do të përsërisin performancat e përkthyera në gjuhën shqipe, për një bashkim artistik e intelektual, që është vetë arsyeja e teatrit. Veçanërisht me interes do të jetë prania e një maske historike, një pjese moderne dhe një pjese muzikore, për të përfaqësuar universalitetin e përvojës teatrore dhe të drejtën për të ruajtur historinë. Kështu, simbolet e Napolit, rajonit të Kampanias dhe Italisë zbarkojnë në Tiranë me Pulcinella-n, si përfaqësuese të Commedia dell’Arte, fillesa e teatrit, aktori i zi, si zëdhënës i avangardave të reja dhe zëri i Jugut, me këngët tradicionale dhe pjesët moderne të papublikuara, të gjithë gati për të shprehur një sekuencë kujtese të artit në kohë, një shkrirje mes së shkuarës dhe të tashmes, si metaforë e Teatrit Kombëtar, që është dhe duhet të jetë gjithmonë zemra e muzikës, dansit dhe teatrit shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.