AKTUALITET

Nga Ndrenika tek Derhemi, artistët firmosin peticionin drejtuar Metës: Duam Teatër të ri!

12:31 - 26.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë që disa prej artistëve vijojnë të protestojnë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, një grup artistësh i kanë dërguar sot një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehen pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.




Në peticionin e firmosur nga emrat e mëdhenj të skenës shqiptare, kërkohet që të mos humbet kohë, por të nisë sa më parë ndërtimi i Teatrit të ri.

Mes emrave që kanë firmosur peticionin kanë aktorët Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, Zamira Kita etj.

Bie në sy se mes emrave është edhe Suela Konjari, ish-Drejtoresha e Teatrit Metropolitan në kohën e PD dhe kandidate për këshillin kombëtar të PD.

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës. Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion.

84c839ff-c3e3-42a1-b465-899562d1c4b5 78ac4d74-aac7-4249-a84a-9b8dcb5efb74 7e3b8bea-c56b-46c0-a5cb-5791fde0c4da a1fec79c-ddcf-4317-b1ad-36129d58440c 5ea99823-65fa-41d4-a5d4-75561137113a 1a3ecdda-100a-404d-b67d-1655c0548480
<
>


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. KUJDES
    Kjo eshte prapasken e partise komuniste,p.p.sh,p.s. por kriptokomuniste qe porosity
    Te ngrihen ne kemb,rinia,,pleqet,plakat, populli e ti Rrafshojn kuletet fetare.kishat,xhamit.
    Ju te Europe mos j trembeni,, ju kujtojm keta Jane kazanan lepirsit e
    P.s.qe kan lidhje gjaku ,fisnnire,punsimi,biznesi ,tendra me qeverin e P.s. e parlametin
    e Partise socialist.
    Duet rjhet I vjetri,por dhe i riu te ndertohet.
    BOTA CUDKTET C ESHTE KJO TRAGJEDI EGERSI ,PRIMITIVIZEM SHQIPTARI??????????!?????????????????????AMO KA LUAJT………….

    Përgjigju &amp;darr;
  2. E mbeshtese peticionin qe e kane nenshkruar te medhenjet e artit dhe kultures shqiptare.
    Objekti i ri do t’i ofroje potencial me te madh artit shqiptar. Per krahasim, po e permend objektin e ndertuar ne Hamburg, qe eshte objekt- monument i shume mundesive. Objektin KKL ne Luzern te Zvicres qe nuk e lene asnje deshire te hapur. Arti eshte syri i jetes “Ars longa vita brevis”. Te verberuareve nga politika u mungon syri jetes. Pra te mos humbet kohe.

    Përgjigju &amp;darr;