Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur edhe njëherë përmes një postimi se përkrah bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si pjesë të territorit të Kosovës, si dhe njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake neës. HTH”, – shkruan Thaçi.
Ky i fundit, pritet të zhvillojë takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Dy shtetet synojnë të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, derisa presidentët e tyre kanë shpalosur në fundmi idenë për korrigjim të kufijve.