Kosova

Pas presionit nga BE, Vuçiç futet në Kosovë i pashqetësuar

15:08 - 08.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa minuta pas orës 14:00, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kaloi kufirin dhe u fut në Kosovë, përmes pikës kufitare në Bërnjak që ndodhet në komunën veriore të Zubin Potokut.




Eskorta e Vuçiç po sigurohet nga Policia e Kosovës, e cila, sipas njoftimeve zyrtare, ka koordinim edhe me KFOR-in dhe EULEX-in.

Vizita e presidentit serb në Kosovë ishte në pikëpyetje për faktin se autoritetet e Kosovës, fillimisht i kishin lejuar atij vizitën në pjesën veriore, por jo edhe realizimin e axhendës për vizitë te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës).

Por, siç kanë deklaruar zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, vizita te Liqeni i Ujmanit ishte lejuar pas trysnisë së Bashkimit Evropian, pasi të premten, Vuçiç në shenjë proteste, kishte refuzuar ta takonte presidentin e Kosovës,

Hashim Thaçi në kuadër të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Liqeni i Ujmanit, nga Serbia dhe presidenti Vuçiç po cilësohen si burim dhe pasuri ekonomike serbe, çka kundërshtohet ashpër nga autoritetet në Prishtinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.