WhatsApp po regjistron një lloj të ri të mashtrimi. Nëpërmjet WhatsApp një djalë u kontaktua nga një vajzë dhe ngjarjet e para janë regjistruar në Amerikë.
Nuk zgjati shumë dhe vetëm pak mesazhe të shkëmbyera mes tyre, do të çonin më pas në dërgimin e disa imazheve provokuese nga vajza.
Fotot e guximshme të dërguara nga WhatsApp do të sillnin më shumë se një dhimbje koke tek i riu.
Pas një kohe, “një polic” komunikoi me të duke e akuzuar atë për joshjen e të miturës dhe për të qenë në posedim të fotove pornografike të fëmijëve.
Polici i supozuar, që ishte pjesë e mashtrimit, thirri djalin dhe i tha atij se fotografitë ishin dërguar nga një vajzë 14-vjeçare dhe nëse ai nuk paguante një shumë parash mund të bënte vite burg.
“Polici” i tha se babai i vajzës e kishte denoncuar dhe gjendja ishte serioze.
Përafërsisht 750 dollarë amerikanë do t’i kushtonte atij shkëmbimi që filloi në WhatsApp.
Ndaj, bëni kujdes se çdo ditë e më shumë po lindin forma të reja mashtrimi në rrjetet sociale.