Kronikë

Flet i riu: Si më plagosi e dhunoi policia

13:31 - 02.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja mësohen pas denoncimit të deputetit demokrat, mbi një plagosje në Tiranë.  Burime të besueshme për Gazetën Shqiptare kanë thënë se policia ka qëlluar 4 herë në drejtim të 24-vjeçarit Sidion Tabaku.




LEXO EDHE- Salianji: Policia plagosi një qytetar pa arsye

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonën e Alliasit. I riu ka qenë duke drejtuar një motor dhe nuk i është bindur policisë. Efektivët i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë plagosur në këmbë e kan dhunuar edhe fizikisht.

I riu ka treguar se nuk e dinte që e ndiqte policia. “Policët me qëlluan 4 herë me armëdrejt meje. Pasi u rrezova kur me plagosën me kanë dhunuar me shkelma. Me lanë në rrugë dhe u larguan”.

Ndërkohë mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim për ngjarjen.

Përmes një deklarate për mediat, SHÇBA bën me dije se 24-vjeçari është proceduar për mosbidje ndaj policisë dhe drejtim mjeti pa patentë. Po ashtu do të procedohet edhe efektivi i Policisë me inicialet B.B., pasi akuzohet për plagosje nga pakujdesia.

REAGIMI I SHÇBA
Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në “Rrugën e Dibrës”, iu bë shenjë nga një patrullë e Policisë për të ndaluar. Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit “Nënë Tereza”. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë.

Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motorri dhe ka vijuar lëvizjen me vrap. Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri.

Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme. Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin. Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës.

Në fund të veprimeve hetimore, shtetasi S.T. është proceduar në gjendje të lirë për “Mosbidje ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Hetimi është kryer nga strukturat e SHÇBA Tiranë, të cilat kanë proceduar punonjësin e Policisë B.B., për “Plagosje nga pakujdesia”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.