AKTUALITET

Protesta për shkollën, lot dhe fëmijë të gjakosur

16:04 - 02.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej më shumë se tre orë aksi Elbasan – Librazhd u mbaj i bllokuar nga një protestë, që u zhvillua nga prindër e nxënës kundër mbylljes së shkollës në Mengël të Elbasanit.




Nxënësit u ulën në rrugë, në shenjë proteste për shkollën e mbyllur. Ndërkohë që radhë të gjata me automjete dhe drejtues të zemëruar nga vonesa u krijuan në këtë aks për mbi 3 orë.

Mes protestueseve ishte dhe deputeti demokrat Luciano Boci. Por për tre ore protesta kaloi e qetë, në fund kulmoi me një përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.  Në video nga vendngjarja duken fëmijë që bërtasin, qajnë dhe disa të tjerë të gjakosur.

Zyrtarët thonë se godina e shkollës është e rrezikshme pasi ka pësuar dëme nga tërmeti i vitit të kaluar. Por megjithëse u është ofruar transporti falas për të ndjekur shkollën në Elbasan, prindërit nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Që kur nisi ky vit shkollor, nxënësit me çanta në shpinë mblidhen para shkollës, ku madje prindërit e tyre hapën me forcë dyert e ndërtesës pak ditë më parë. Për të penguar hyrjen e tyre në shkollë, të hënën dera e shkollës u mor në ruajtje nga policia. Bashkia Elbasan akuzon degën e Partisë Demokratike të qytetit se po e politizon këtë protestë duke mbështetur banorët të kërkojnë një shkollë që rrezikon të shembet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.