OPINION

Krimi këmbëkryq!

10:00 - 05.10.18 Flamur Çelaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një atentat sapo ndodhi në zemër të Tiranës!




Kjo ngjarje kriminale e ndodhur në një restorant luksoz të Bllokut  ka një simbolik të veçantë, ka ndodhur  pikërisht në ditën kur janë mbledhur ministrat e brendshëm të Europës!

Sigurisht që koha e  krimit ishte një rastësi .

Por ngjarja në vetvete nuk  ishte aspak një rastësi.

Ngjarja është paralajmëruar prej shumë kohësh në denoncimet e opozitës  për kriminalizimin e shoqërisë dhe lidhjet okulte të kryeministrit të vendit me bandat kriminale.

Mbarë opinioni publik e ka të qartë tashmë se krimi është ulur këmbkryq në këtë vend.

Historia nuk mbaron me kaq!

Dyndje të mëdha kontigjenti kriminal kanë rrethuar spitalin e traumës ku ndodhen disa nga protagonistët e ngjarjes! Policia është atje gjithashtu dhe mqs të dyja palët janë të armatosura dhe i kanë të  përligjuara qëllimet e tyre, diferencën do e bëj numri i forcave mes palëve dhe sinqerisht shpresoj që policia të dali faqebardhë, përndryshe e mori lumi këtë vend.

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim se këmbanat  e alarmit të opozitës për kriminelët në parlament, plantacionet e hashashit, të vrarët e të zhdukurit kanë qenë të vërteta.

Tashmë krimi ka zbritur në rrugët e kryeqytetit, pranë punëve tona , rrugëve ku ecim shpenguar Ne, familjeve tona, fëmijët tanë !

Është koha që mbarë qytetarët të reflektojnë dhe të reagojnë përndryshe dhuna kriminale  do cënojë fatalisht jetët tona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.