Ashtu si çdo të enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00. Nga sa mësohet, opozita nuk do të jetë sërish e pranishme, ndonëse ende nuk ka një njoftim se cili është plani i tyre sot.
Ndërkohë që në faqen zyrtare është publikuar rendi i ditës, ku ndër pikat e programit të sotëm është edhe interpelanca e ministrit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, e kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
Po ashtu në seancën e sotme priten të miratohen projektligjet e mbetura të mbartura nga seancat e shkuara si ajo për magjistratët dhe ndryshimet në Kodin Rrugor.
Shfaq Komentet (0)