Kjo është fundjava e fundit me temperatura të larta, që në fakt ashtu siç e kanë përcaktuar edhe sinoptikanët kanë qenë temperatura të pazakonta gjatë gjithë muajit Tetor.
Duke filluar nga e hëna, temperaturat do të ulen me rreth 7 gradë. Madje në ditë të veçanta nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut. Sipas sinoptikanëve pritet të kemi një rënie me 2-3 gradë ditën e diel, ndërsa ulje e ndjeshme e temperaturave pritet të hënën. Të martën kryesisht në vlerat maksimale që ishin 28-29 gradë, do të jetë 20-21 gradë. Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ulëta që do të përfshijnë gjithë vendin do të shoqërohen edhe me reshje dëbore.
Java tjetër sidomos e hëna gjatë natës dhe e marta do të rrezikohet nga reshje dëbore në majat e maleve.
Edhe pse muaji Tetor po mbyllet me temperatura të ulëta, Nëntori sjell temperatura më të larta se vlerat normale.